Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Kuvendi i Shqipërisë shënoi 105-vjetorin e parlamentarizmit me veprimtarinë "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia"

21/01/2025

Kuvendi i Shqipërisë shënoi 105-vjetorin e parlamentarizmit me veprimtarinë

Kuvendi i Shqipërisë organizoi në sallën plenare veprimtarinë "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia", për të shënuar 105-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar.

Në aktivitet, të hapur nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, morën pjesë figura akademike dhe politike, ish-drejtues të Kuvendit, familjarë të pjesëmarrësve të Kongresit të Lushnjës, deputetë, historianë, studiues, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj, znj. Spiropali vlerësoi rolin historik dhe politik të Kongresit të Lushnjës, duke theksuar se parlamentarizmi ka qenë thelbësor për zhvillimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike. Ajo nënvizoi se ky sistem ka krijuar dhe forcuar lidhjen mes qeverisë dhe qytetarëve përgjatë historisë.

“Me formimin e Këshillit Kombëtar, si parlamenti i parë shqiptar dhe afirmimit të parimeve të parlamentarizmit, u vendosën bazat e një institucioni përfaqësues që do të përfaqësonte interesat e kombit dhe do të kontribuonte në ndërtimin e një rendi ligjor: emërimi i Qeverisë dhe kontrolli parlamentar ndaj saj”, shprehu znj.Spiropali.

Ndër të tjera ajo theksoj se :

"Vitet e fundit Shqipëria ka arritur një prestigj të lartë ndërkombëtar. Presidenca e suksesshme e OSBE-së gjatë vitit 2020, kontributi i vlerësuar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë viteve 2022-2023 si edhe shndërrimi i Shqipërisë dhe Tiranës në qendrën e gravitetit të proceseve të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian të vendeve tona janë vetëm disa nga arritjet e shumta dhe treguesit e këtij prestigji."

Gjithashtu ajo shprehu se Shqipëria eshtë një lider në bashkëpunimin rajonal dhe po gjithashtu objektivi saj kryesor është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda vitit 2023.

"Shqipëria është sot një vend lider në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, madje vendi kandidat me vendosmërinë e shpejtësinë më të madhe drejt familjes europiane dhe ka shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030."

"Të gjithë po punojmë që Kuvendi dhe Republika e Shqipërisë gjatë legjislaturës së ardhshme të jenë Kuvendi dhe Republika e një vendi anëtar të Bashkimit Europian."

"Për t’u kthyer përfundimisht në rrënjët, identitetin dhe ëndrrën tonë europiane, e cila ishte njëkohësisht ëndrra e burrave të Kongresit të Lushnjës."

"Ju faleminderit!"