`La femme`, koncerti që do t`ju çojë në një udhëtim muzikor
di Redazione
31/10/2023
Bashkon zërat e grave kompozitore nga Lindja e Mesme, Ballkani, Europa Perëndimore e Lindore Afrika e Jugut, SHBA-ja, Kanadaja e Amerikan Latine sot në mbrëmje, koncerti “La femme”, që sigurisht do të ketë edhe nga Shqipëria: Lola Gjoka e Eriona Rushiti .
Mezosopranoja e sukseshme Flaka Goranci, producente e koncertit thotë se ky është një program i përbërë nga 21 pjesë të kompozitoreve gra . Koncerti është një udhëtim që rrëfen histori të ndryshme duke nisur nga kompozitorja e parë femër, para njëmijë vitesh.
Një tregim inspirues me muzikë të larmishme dhe jo vetëm klasike. Përfshin këngë të shkruara nga gra si:` Besame mucho`.
La femme do ta çojë audiencën këtë fund muaji në rrugëtim muzikor me mori stilesh,zhanresh dhe kultura që përfaqësojnë kompozitoret. Nderon krijimtarinë dhe mënyrën e veçantë të të shprehurit të vizioneve muzikore femërore duke filluar me Kasia nga Kostandinopoja dhe Hildegarde Von Bingen, nga Gjermania.
“Kompozitorja e parë vlerësohet të jetë Kasia nga Konstandinipoja që ka qenë një një himnografe. Si duket, jeta e murgeshave ka qenë mjaft moderne dhe në atë kohë dhe ato kanë protestuar për disa të drejta. Krijimtaria e Kasias, “Pelagia”, flet për një kurtizane që ishte kthyer në murgeshë dhe jetonte e fshehur. Gjithashtu, krijimtaria e Hildegarde Von Binden- ishte një grua jashtëzakonisht e veçantë, ajo nuk merrej vetëm me muzikë por ka edhe libra të tjera për ushqimin për shembull dhe është e njohur në gjermani, atje ishte e shenjtë”, thotë Flaka Goranci.
Hyrja në koncert është falas dhe mbahet në kuadër të Javës Kulturore Austriake ,dirigjon Konstantinos Diminakis dhe me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
DETAJET E EVENTIT
Kjo performancë merr frymëzim nga projekti i Gorancit i titulluar “La Femme” e që mban fokus kryesor në kontributin dhe krijimtarinë e kompozitoreve femra. Interpretimi i saj zgjerohet në ekspolorimin e stileve, zhanreve dhe kulturave të ndryshme që shprehin veçantinë dhe vizionet muzikore femërore.
Koncerti mbahet më 31 tetor, prej orës 19:00 në sallën “Antigonea” në Hotel “Rogner” në Tiranë për një natë të jashtëzakonshme muzikore që përmbyll Javën Kulturore Austriake.
Articolo Precedente
Liqeni i Bovillës Gjatë Vjeshtës, Aty Ku Gjendet Harmonizimi Me Natyrën Larg Streseve Urbane Të Tiranës
Articolo Successivo
Një Udhëtim Shpirtëror në Bukurinë Natyrore në Vjeshtë në Malin e Dajtit