Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Lajmi rremë për ndarjen nga jeta e Lulzim Bashës , Rama : Ty të marrin të keqen

27/01/2025

Lajmi rremë për ndarjen nga jeta e Lulzim Bashës  , Rama : Ty të marrin të keqen

Paraditen e sotme është përhapur një lajm i rremë, ku pretendohej se ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kishte ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik. Ky lajm është shpërndarë në disa media gjatë ditës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha e ka mohuar kategorikisht lajmin, duke theksuar se "Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik."

"Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë."

"Unë dhe ju nuk do t'i lejojmë!."

Menjëherë pas këtij posti , kryeministri Rama bëri një koment tek profili tij

Ndërsa ripostoi në rrjetet sociale reagimin e Bashës, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”.