Lajthiza prezanton produktin e ri , uji natyral mineral i gazuar është në treg duke filluar nga sot
di Redazione
11/10/2024
Lajthiza, një ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri për furnizimin me ujë natyral mineral, që buron nga mali i Roshit në Lajthizë të Pukës, ka prezantuar sot produktin e saj të ri – ujin mineral të gazuar Lajthiza. Ky është një hap i rëndësishëm në diversifikimin e gamës së produkteve që ofron kompania.
Produktet e reja vijnë nga një linjë prodhimi e re, e instaluar nga gjiganti teknologjik gjerman "Krones", që garanton cilësi dhe teknologji të avancuar.
Drejtoresha e kompanisë, znj. Halluni, njoftoi se projekti përfshin gjithashtu prezantimin e lëngjeve të tjera të gazuara. "Lëngjet e tjera të gazuara do jenë të gatshëm për konsumatorin për festat e nëntorit. Me fillimin e vitit të ri do kemi produktet në kanaçe," deklaroi Halluni. Ajo gjithashtu informoi se po zhvillohet një linjë e re prodhimi, e aftë për të prodhuar "54 mijë kanaçe në orë", duke mundësuar një rritje të madhe në kapacitetet e prodhimit.
"Produktet që do nxjerrim aty do jenë pije energjike, lëngje të gazuara, çaj të ftohtë," theksoi znj. Halluni, duke shtuar se Lajthiza synon të përmbushë kërkesat e tregut me një gamë të gjerë produktesh të reja.
Në pranverë, kompania planifikon instalimin e një linje tjetër për formatin 5-litërsh. "Një format familjar, e dyta në botë e atij lloji dhe atyre përmasave. E para instalohet në Kinë e dyta në Lajthizë, në 2025-ën" shpjegoi Halluni, duke theksuar përmasat dhe rëndësinë e këtij projekti për tregun shqiptar.
Ky zhvillim pasqyron angazhimin e Lajthizës për të udhëhequr në inovacion dhe për të ofruar produkte të reja, të mbështetura nga teknologjia më e fundit, për tregun shqiptar.
Articolo Precedente
Wolf & Shark lançon Qendrën profesionale të kurseve me një përqasje inovative në tregun shqiptar
Articolo Successivo
Xhamia e Namazgjasë, hapi dyert për besimtarët myslimanë.