Larmi eventesh/ Nëntori rezervon aktivitete për mos t`u humbur
di Redazione
01/11/2023
Tirana është jo vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe vatra e shumëllojshmërisë së panaireve dhe programeve të ndryshme festive. Fton çdo qytetar të bëhet pjesë e aktiviteteve që do të lënë gjurmë patjetër në kujtesë. Për t`u njohur me kalendarin e eventeve të këtij muaji ,më poshtë është një panoramë e përgjithshme.
Nëntor 2023
Tirana Street Food: Bëhuni gati për të shijuar ushqimet tuaja të preferuara në edicionin e 3-të të Tirana Street Food Festival 2023 në datat 1-5 nëntor!
Bashkohuni për një aventurë kulinare të shumëllojshme, duke shijuar nga ushqimet më të shijshme në sheshin Skënderbej nga shitës vendas po ashtu edhe ndërkombëtarë. Shije, muzikë dhe festë për të shijuar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.
Ruaj datën dhe shpërndaje me miqtë tuaj dhe kryesorja ejani të uritur!
Made in Albania: Projekti ‘Made in Albania’ ka si qëllim ekspozimin e nje koleksioni të pasur me prodhime të markës Made in Albania që nga viti 1920 e deri më sot me synimin ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe materiale dhe ngritjen e një poli me interes turistik në Tiranë. Kjo ekspozitë do të mbahet në katër dhoma të Vilës me Yll në Rrugën e Dibrës.
Objektet që do të ekspozohen do të jenë të ndara sipas periudhave historike: 1.Nga Pavarësia deri në fund të Luftës II Botërore; 2.Tranzicioni përmes shtetëzimeve 1945-1948; 3.Ekonomia Socialiste; 4.Ekonomia private nga viti 1990 deri në ditët tona.
Finalmente Elsa: Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur, në tregun shqiptar e atë ndërkombëtar, Elsa Lila, do tẽ realizojë në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve.
E gjithë karriera, eksperienca, stili muzikor, repertori i krijuar ndër vite – shqiptar e italian- do të shpërfaqet në këtë koncert LIVE, ku Lila do të jetë e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, po aq të suksesshëm e të vlerësuar për mjeshtërinë e tyre “Pyes lotin” ishte kënga e parë që shenjoi epokën ELSA, jehona e së cilës do të oshëtinte ndër vite për të mbërritur deri sot, kur po pergatitet koncerti i shumëpritur i saj.
Tirana Tech Open 2023: Një ngjarje 2-ditore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bashkuar komunitetin e sipërmarrësve, investitorëve, institucioneve, bizneseve novatore, mediave dhe të gjithë krijuesve të teknologjisë.
Ai synon të bashkojë pjesëmarrësit dhe palët e interesuara për të eksploruar mundësitë e biznesit, për të krijuar bashkë të ardhmen dhe për t’iu përgjigjur sfidave më të ngutshme teknologjike.
Articolo Precedente
Diamond Dental Tirana, Ku Buzëqeshja juaj shkëlqen me Dhëmbë Perfektë
Articolo Successivo
Luks dhe elegancë: Një udhëtim në hotelin Marriott në Shqipëri