Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës tashmë njihen dhe në Austri

03/03/2025

Lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës tashmë njihen dhe në Austri

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjitha kategoritë, tashmë njihen si të barasvlefshme me ato austriake.

Sipas tij, ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 mars 2025.

“Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë se, sipas njoftimit zyrtar nga pala austriake, shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre shqiptare ose atë të Kosovës deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë. Për ata që qëndrojnë më gjatë, lejet e drejtimit mund të konvertohen në austriake pa dhënë provimin praktik”- u shkruajt në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Austri