Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ligji "Për shërbim e kërkim-shpëtim" u miratua nga Kuvendi , Vengu : Shqipëira duhet të ofroj shërbim të nivelit të lart

31/10/2024

Ligji

Projektligji "Për shërbim e kërkim-shpëtim " synon krijimin e një shërbimi kërkim-shpëtimi efikas dhe modern, duke përcaktuar qartë fushën e përgjegjësisë së tij dhe duke adresuar nevojat aktuale për ristrukturimin e këtij shërbimi, në përputhje me detyrimet e përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil.

Ministri Vengu shprehu se :“Gjatë tre viteve të fundit ka rritje të trafikut ajror dhe atij detar në vendin tonë dhe kjo vjen bashkë me detyrimin për të pasur një shërbim kërkim - shpëtimi më të mirë dhe një mbulim sa më të përafruar me standardet, qoftë nga pikëpamja e incidenteve detare, qoftë nga pikëpamja e incidenteve ajrore”.

Ky ligj i ri parashikon krijimin e funksioneve të mbikëqyrjes për shërbimin e kërkim-shpëtimit. Kjo do të thotë se agjencia ekzistuese, Autoriteti i Aviacionit Civil, do të marrë mbi vete, sipas konventave ndërkombëtare, edhe detyrën e monitorimit të këtij shërbimi, duke realizuar audite të rregullta për performancën, investimet, sistemet teknologjike, si dhe kapacitetet njerëzore që mbështesin operimin 24 orë në ditë të këtij shërbimi në vendin tonë.

Sipas këtij ligji të sapomiratuar, parashikohet krijimi dhe funksionimi i Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili do të jetë nën Ministrinë e Mbrojtjes. Ky komitet do të kryesohet nga koordinatori Kombëtar i Kërkimit-Shpëtimit, që është gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Komiteti do të ketë anëtarë përfaqësues nga të gjitha ministritë përgjegjëse për fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Ky do të jetë autoriteti përgjegjës për bashkërendimin e forcave në raste aksidentesh detare ose ajrore.