Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ligji për studentët e mjekësisë: Gjykata Kushtetuese jep vendimin përfundimtar

14/11/2023

Ligji për studentët e mjekësisë: Gjykata Kushtetuese jep vendimin përfundimtar

Viti akademik 2023 i studentëve të mjekësisë nisi ndryshe , me një ligj nga ana e qeverisë duke i nxitur ata të kundërshtojnë në formën e protestës.

Prej javësh studentët zgjodhën protestën e vazhdueshme, si komunikim i qartë drejtuar shtetit që nuk do të vijonin ndjekjen e mësimit nëse nuk hiqej ky ligj kundër tyre.

Gjykata Kushtetuese i dha vendimin përfundimtar kësaj çështjeje kaq të rëndësishme për të ardhmen dhe respektimin e të drejtave të studentëve.  Ajo  vendosi pezullimin e ligjit për studentët e degës së mjekësisë që i detyronte ata të qëndronin në Shqipëri deri në pesë vite pas përfundimit të studimeve universitare.           

Gjykata pranoi kërkesën e grupit të formuar të studentëve dhe deputetëve të opozitës të paraqitur pranë saj.                                                                                                                                                                                                      

Ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” u kundërshtua fort nga ata në fund të tetorit  me protesta të shumta dhe pati këtë rezultat vetëm tani.