Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas , kryeministri Rama ndan pamjet në rrjete sociale
di Redazione
17/10/2024
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i vendit postoi një video në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Në postimin e tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj linje të re për transportin në Shqipëri, duke nënvizuar se ajo do të jetë plotësisht elektrike. Kryeministri theksoi se kjo linjë hekurudhore do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e infrastrukturës së transportit, duke e bërë lëvizjen më të shpejtë, më efikase dhe më miqësore me mjedisin.
"Vijon puna me ritme të mira në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas e cila do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend, e ku falë makinerive moderne me të cilat po punohet në subjekt, ky projekt po merr një hov më shumë në ecurinë e përgjithshme të punimeve për linjën"-shkruan Rama në lidhje me videon që postoj.
Articolo Precedente
Denaj : Standartet e BE-së për sigurinë ushqimore dhe produktet mjekësore veterinare
Articolo Successivo
Rama në Luksemburg , ndan pamjet në rrjete sociale