Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Liqeni i Bovillës Gjatë Vjeshtës, Aty Ku Gjendet Harmonizimi Me Natyrën Larg Streseve Urbane Të Tiranës

31/10/2023

Liqeni i Bovillës Gjatë Vjeshtës, Aty Ku Gjendet Harmonizimi Me Natyrën Larg Streseve Urbane Të Tiranës

Kur vjen vjeshta, ajo sjell me vete një bukuri të veçantë dhe një frymëzim të pazakontë. Në këtë stinë magjike, Liqeni i Bovillës në Tiranë transformohet në një parajsë të ngrohtë e të qetë, duke ofruar një udhëtim të mrekullueshëm për ata që janë të gatshëm të zbulojnë thellësitë e tij të fshehura. Nëse keni shpirtin e aventurës dhe dëshironi të zbuloni atraksionet që Tirana ofron, le të hedhim një vështrim të afërt në mrekullitë e këtij qëndrimi natyror.

Liqeni i Bovillës shtrihet në krahun verilindor të Tiranës, midis dy vargmaleve kryesore, atë të Gamtit dhe të Brarit. Ofron bukuri natyrore të mrekullueshme dhe me liqenin e saj, nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës.

Kjo zonë frekuentohet nga të apasionuarit e turizmit sportiv që është kthyer në një tendencë në Shqipëri, por kryesisht në Tiranë.

Ky vend mahnitës është përfshirë në itinerarin e disa tour operatorëve dhe grupeve turistike që organizojnë evente në natyrë.

Turizmi i aventurës ka shtrirje kohore gjatë gjithë vitit, me turizmin e bardhë në dimër, hiking, rafting, ecje në pranverë e vjeshtë, si dhe eksplorimin e shpellave apo destinacioneve të tjera interesante në ditët e nxehta. Një nga vendet më pranë Tiranës, që të jep mundësinë të kalosh një fundjavë të këndshme dhe sportive është liqeni i Bovillës.

Kjo ndoshta është zona më e afërt për të praktikuar sportin e ngjitjes dhe kacavjerrjeve nëpër shkëmbinj në rajonin e kryeqytetit. Në këtë zonë në fundjavë zhvillohet turizmi i aventurës, ku operatorët turistik organizojnë evente në natyrë me itinerar të sigurt për ecje dhe ngjitje nëpër shkëmbinj.

Itineraret variojnë në shkallë vështirësie, nga ato të thjeshtat deri tek ato më të vështirat, duke ofruar mundësi të gjithëve që të praktikojnë këto lloj sportesh.

Duke pasur vëmendje të madhe për shkak të infrastrukturës rrugore dhe asaj turistike drejt këtij destinacioni të afër për çlodhje, do të bënte që shumica e kryeqytetasve ta preferonin e zgjidhnin si një destinacion të fundjavës. Bovilla karakterizohet për:

Paqe dhe Qetësi

Në këtë stinë të pastër dhe të ftohtë, Liqeni i Bovillës bëhet një oaz i qetësisë dhe paqes. Për ata që janë të stresuar nga ritmi i shpejtë i jetës së përditshme, ky destinacion ofron një mundësi të rrallë për të shpëtuar dhe për të përgatitur shpirtin për vjeshtën.

Ngjyrat e ngrohta e çelura

Gjelbërimi përre Liqenit të Bovillës shndërrohen në një paletë të çuditshme të ngjyrave gjatë vjeshtës. Ngjyrat janë të ngrohta e çelura që nga grija, e kaltra, e verdha, deri te kafe e errët, peisazhi bëhet një kanvas i gjallë i ngjyrave që të lënë pa fjalë.

Aktivitete Çlodhëse

Për ata që janë të predispozuar për aventurë, Liqeni i Bovillës ofron shumë mundësi për aktivitete çlodhëse. Peshkimi, pikniku dhe ecja rreth liqenit, ecjet në natyrë, ngjitjet, barbekjutë, kampingu, bisedat me miq të rinj janë aktivitetet kryesore që ju mbushin me energji pozitive. Operatorët vendas që organizojnë ture tregojnë për shtimin e interesit për këto tipe aktivitetesh nga banorët e Tiranës e më gjerë.

Nëse keni nevojë për një pushim të këndshëm dhe një shtrirje të syrit në bukurinë e natyrës, Liqeni i Bovillës në vjeshtë është një opsion i pamohueshëm. Një përvojë që kombinon ngrohtësinë e ngjyrave të vjeshtës me paqen e ujit dhe peizazhin e mrekullueshëm. Këtu, secili moment bëhet një kujtim i paharruar. Njihuni me mrekullitë e këtij destinacioni dhe lëreni që vjeshta në Liqenin e Bovillës të ju shpërblejë me një kuptim të ri të qetësisë dhe bukurisë natyrore.