“Made in Albania” , Shqipëria prezanton produktet e saj në Las Vegas , SHBA
di Redazione
06/11/2024
“Made in Albania” ishte motoja përfaqësuese e Shqipërisë në panairin “Food Ingredients North America” që u organizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në SHBA.Panairi “Food Ingredients North America” i ofroi një mundësi të rëndësishme bizneseve shqiptare për t'u njohur me tendencat më të fundit globale, duke hapur horizonte të reja për eksport në tregje ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në panair ishte një hap i rëndësishëm për bizneset shqiptare, pasi u krijuan mundësi të reja për të zgjeruar aktivitetin e tyre përtej kufijve kombëtarë.
Panairi shërbeu si një platformë ku kompanitë shqiptare u informuan për inovacionet e fundit në industrinë ushqimore dhe ndërtuan rrjete të reja për eksport.
Bizneset shqiptare përfituan nga panairi “Food Ingredients North America” për të zgjeruar njohuritë mbi zhvillimet globale dhe për të rritur potencialin e eksportit në tregjet e huaja.
Gjithashtu kompanit shqiptare prezantuan produkte si : vaji i ullirit , bimët mjeksore dhe ato aromatiket , fruta të thata etj.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ngjarje si një moment historik për agrobizneset shqiptare.
"Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e Panairit të Ushqimit në Las Vegas, SHBA, organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), një moment historik për agrobizneset shqiptare,që prezantuan produktet e tyre në këtë event të rëndësishëm global, e që pritet të hap tregje të reja të eksportit të produkteve "Made in Albania" si vaji i ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike por edhe shumë produkte të tjera që prodhohen në vendin tonë të një cilësie të lartë" , shprehu ai.
Articolo Precedente
Hasani: Dezinformimi është një kërcënim për sigurin e rajonit