Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Malaj: Menaxhimi i shpenzimeve publike, kyç për stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit

05/11/2024

Malaj: Menaxhimi i shpenzimeve publike, kyç për stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit

Ministri Malaj mori pjesë në takimin mbi forcimin e mekanizmave dhe matjen e performancës së funksioneve të Thesarit , e cila kishte në fokus menaxhimin e parasë së gatshme. Takimi u organizua nga “PEMPAL Treasury Community of Practice (TCOP)”, ku morën pjesë 17 përfaqësues nga vende të ndryshme , të cilët ndanë eksperiencën e tyre në këtë fushë. Ministri Malaj ishte në prezenën e përfaqësuesve të lartë të TCOP-it dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe gjithashtu ai theksoj nevojën e rëndësishme për të administruar sistemet financiare publike dhe zbatimi i parktikave të vleshme.

“Përmes mekanizmave të konsoliduar kontrollojmë dhe monitorojmë nga afër shpenzimet, duke siguruar që çdo qindarkë e investuar të shkojë drejt projekteve dhe programeve që kanë një ndikim të prekshëm në mirëqenien e qytetarëve tanë”, shprehu z. Malaj.

Gjithashtu Ministri bëri me dije se Ministria e Financave është duke punuar në lidhje me rritjen e efikasitetit operativ në menyrë për të shmangur rreziqet financiare dhe për adminstrimin e burimeve publike në rrugën më të mirë të mundshme.

Hapat e ndërmarrë në këtë iniciativ ishin :

  • Përmirësimi i Sistemeve të Planifikimit dhe Kontrollit të Buxheti
  • Rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies duke persosur automatizimin e proceve te planifikimit dhe ekzeekutimit te buxhetit
  • Zbatimi i Reformave Institucionale dhe Ndërtimi i Kapaciteteve
  • Nxitja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar