Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Manastirliu: Mbështetje e vazhdueshme për rritjen e pagave dhe programe të veçanta trajnimi për mësuesit

25/04/2025

Manastirliu: Mbështetje e vazhdueshme për rritjen e pagave dhe programe të veçanta trajnimi për mësuesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me stafin pedagogjik të shkollës “Ibrahim Brahja” në Sauk, ku prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë në drejtim të mbështetjes dhe zhvillimit profesional të mësuesve.

Ajo u ndal edhe te skema e re e kualifikimit, duke theksuar se kjo nismë ofron trajnime falas për mësuesit në të gjitha disiplinat mësimore.

“Vetë Ministria e Arsimit, përmes ASCAP-it është angazhuar që përmes universiteteve publike dhe trajnimeve nga pedagogë të universiteteve publike të realizojë programe të trajnimit apo të edukimit në vazhdim të mësuesve në të gjitha lëndët. Ndërkohë që përgatitemi edhe për vitin 2026–2027 për të zgjeruar trajnime edhe më të personalizuara,” u shpreh ajo.

Lidhur me mbështetjen financiare për mësuesit, ministrja Manastirliu theksoi rritjen e konsiderueshme të pagave dhe nënvizoi se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Mbështetja për mësuesit, e cila u realizua në korrik të vitit 2024 me rritjen historike të pagave, do të vijojë. Do të kemi gjithashtu edhe një riorganizim tërësor të mësimit jashtëshkollor, sepse duam të përfshijmë edhe programe jashtëshkollore, në mënyrë që të lehtësojmë prindërit, por mbi të gjitha të kemi një garanci më shumë për edukimin e fëmijëve në këto programe”,.