Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Manastirliu: Më shumë se 2100 mësues ndihmës për të mbështetur fëmijët me aftësi të veçanta në shkolla

02/04/2025

Manastirliu: Më shumë se 2100 mësues ndihmës për të mbështetur fëmijët me aftësi të veçanta në shkolla

Më shumë se 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë mbështetje të përditshme për fëmijët me aftësi të veçanta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Lulinda Divës, e cila prej mbi 20 vitesh shërben si mësuese ndihmëse në shkollën “Hasan Vogli”.

Manastirliu shkruajti se “Diva jep kontributin e saj të vyer në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta”.

“Ashtu si Lulinda, mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin, ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe, duke e bërë arsimin më gjithëpërfshirës. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit tanë”.

Dita Botërore e Autizmit, e caktuar nga OKB më 2 Prill, synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi këtë çrregullim bioneurologjik të trurit. Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet për herë të parë, me qëllim edukimin e shoqërisë mbi këtë gjendje.