Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Manastirliu takon homologen greke, diskutohen çështje të arsimit të lartë

01/04/2025

Manastirliu takon homologen greke, diskutohen çështje të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me ministren e Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit të Greqisë, Sofia Zacharaki.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave mes sistemeve arsimore të dy vendeve, si dhe diskutimi për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit të lartë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

"Mirëprita me kënaqësi Ministren e Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit të Greqisë, Sofia Zacharaki. Shkëmbyem përvojat për sistemet tona arsimore dhe diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve tona"

Ogerta Manastirliu Ogerta Manastirliu