Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Manastirliu vizitë në laboratorin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

13/02/2025

Manastirliu vizitë në laboratorin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizitoi laboratorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku janë realizuar investime për një laborator modern përmes fondeve të kërkimit shkencor. Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke iu përshtatur standardeve të BE-së. Laboratori do të përdorë teknika të avancuara analizash kimike, të cilat kanë zbatim në industri dhe biznes.

"Mbështesim studentët dhe pedagogët e programeve të ciklit të dytë dhe të tretë në Kimi, përfshirë degën e re të Kimisë Farmaceutike, duke garantuar një infrastrukturë bashkëkohore, për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor."