Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Maratona e 22 Tetorit/ Tirana bën përgatitjet e fundit

20/10/2023

Maratona e 22 Tetorit/ Tirana bën përgatitjet e fundit

Do të zhvillohet një performancë serioze nga pjesëmarrës të 43 shteteve të botës, ku rreth 3000 vrapues do të jenë të pranishëm në maratonën e 22 Tetorit.

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, ka mbajtur një takim me organizatorët dhe vullnetarët e këtij eventi .

Ai cilësoi si të rëndësishme mbarëvajtjen e edicionit të 7-të të maratonës, sigurinë e qytetarëve duke kërkuar mirëkuptimin e tyre në këtë ditë speciale. Bashkëpunimi është një nga pikat kryesore që të mos ketë probleme.

Kryebashkiaku njoftoi për devijimin e disa linjave të urbaneve në Tiranë, gjë për të cilën kërkoi mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa tha se në ditët në vijim do të japë informacion për cilat linja bëhet fjalë dhe sa do zgjasë bllokimi .

Veliaj përmendi në veçanti vullnetarët, të cilëve u shprehu mirënjohje të veçantë për gatishmërinë dhe suportin që japin çdo vit, që organizimi i kësaj maratone të shkojë sa më mirë.

Aktiviteti i shton vlerë qytetit dhe qytetarëve të Tiranës, që mban titullin si`` Qyteti Europian i Sportit 2023``. Maratona e Tiranës është eventi më i madh sportiv në Tiranë, i organizuar për vitin e shtatë rradhazi në 22 Tetor 2023.

Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpriti më shumë se 5,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre. Ajo është një manifestim për një jetesë të shëndetshme dhe qëndrueshme, si dhe për të dalë nga zona e rehatisë.