Marrëveshja Itali-Shqipëri/Çfarë parashikon për detyrimet e vendit tonë dhe atij fqinj
di Redazione
08/11/2023
Kryeministri Edi Rama u intervistua nga televizioni italian Rai News 24 ku u shpreh më gjerësisht në lidhje me raportin Itali-Shqipëri dhe marrëveshjen mes dy vendeve fqinje. Ai shpjegoi pse refuzoi Shqipëria vendet e tjera dhe pranoi për Italinë.
Kryeministri tha se emigrantët do të priteshin në një pikë të vetme qëndrimi. Shqipëria do të ofrojë si një vend që thjesht është në Evropë , pa diskutuar më thellë në të drejta si vend i Bashkimit Evropian a jo. Italia duke qenë se na ka mbështetur kur kemi pasur nevojë dhe shumë familje shqiptarësh janë tashmë në itali, kështu do të mikpresim dhe ne do t`ju qëndrojmë pranë, -tha ai.
Marrëdhëniet Shqipëri-Itali janë realisht të ngushta jo vetëm në aspektin gjeografik por edhe ekonomik ,kulturor e social. Shumë shkojnë e vijnë për pushime, studime ,turizëm ,etj. Nga kjo marrëveshje nuk pritet diçka në shkëmbim, është ndihmesë, Shqipëria bëhet e dobishme. Ashtu siç ka ndihmuar gjatë fluksit të afganëve, edhe tani do të bëjë çmos që të menaxhohet situata.
Ne nuk jemi zgjidhja, jemi tepër të vegjël për të qenë ne zgjidhja, jemi tepër të vegjël t`u themi të mëdhenjve se çfarë duhet të bëjnë, por ne jemi në atë të voglën tonë gati kur Italia na kërkon ndihmë,- ka vijuar më tej Rama.
Protokolli Shqipëri-Itali
Neni 2
Ky protokoll ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet palëve për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane.
Neni 3
- Pala shqiptare i njeh palës italiane të drejtën për përdorimin e zonave, sipas kushteve të përcaktuara në këtë protokoll.
Neni 4
1. Pala italiane mund të krijojë në zonat e përcaktuara strukturat e përmendura aneksin 1. Palët bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve të pranishëm njëkohësisht në territorin shqiptar, në zbatim të këtij protokolli, nuk mund të jetë më i lartë se 3 000 (tre mijë) veta.
2. Strukturat e përmendura në pikën 1 menaxhohen nga autoritetet kompetente të palës italiane, sipas legjislacionit përkatës italian dhe evropian. Mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet këtyre autoriteteve dhe subjekteve, që do të akomodohen në strukturat e sipërpërmendura, i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian.
3. Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të migrantëve të strehuar në strukturat e përmendura në pikën 1, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të.
Në rast se, për çdo arsye, e drejta e qëndrimit në struktura nuk gjen zbatim, pala italiane i transferon menjëherë migrantët nga territori shqiptar. Transferimet për dhe nga këto struktura janë përgjegjësi e autoriteteve kompetente italiane.
4. Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane. Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli.
Neni 13
2. Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet. Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër 5-vjeçare.
Articolo Precedente
Stresi i pashmangshëm/Ekspertët sugjerojnë dëgjimin e muzikës së preferuar
Articolo Successivo
Gjendet një foshnje e braktisur/ Policia shqyrton ngjarjen e rëndë