Mashtrimi i 29-vjeçarit: Prangoset në Tiranë gjatë operacionit policor `Repeat`
di Redazione
01/12/2023
Me anë të mashtrimit, një 29-vjeçar në Tiranë duke bashkëpunuar dhe me tre shtetas të tjerë, synonte marrjen e 50 mijë eurosh nga një individ.
U sekuestrua një celular dhe u vu në pranga së bashku me dy të tjerë gjatë operacionit të koduar `Repeat`.
Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare goditi veprën kriminale duke ndaluar shtetasit A.Gj, R.B dhe janë në kërkim të shtetasit F.L , që kërkonin t`i merrnin një shumë prej 50 mijë eurosh një shtetasi tjetër , me anë të mashtrimit.
Vepra penale e mashtrimit
Neni 143 i Kodit Penal
Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Articolo Precedente
Rrëzohet nga banesa, humb jetën 82-vjeçarja në Tiranë
Articolo Successivo
1 Dhjetori, Dita Botërore e SIDA-s