Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

“Match-Maker Albania 2025” – Shqipëria konsolidohet si destinacion i besueshëm për investime dhe inovacion

27/03/2025

“Match-Maker Albania 2025” – Shqipëria konsolidohet si destinacion i besueshëm për investime dhe inovacion

“Match-Maker Albania 2025” – Aktiviteti më i madh i vitit për biznesin nis në Tiranë, duke bashkuar mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, mes tyre investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë. Ky event, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, synon të fuqizojë markën “Made in Albania” dhe të nxisë investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë.

Si një platformë për partneritete dhe bashkëpunim, ky forum krijon mundësi për eksportuesit shqiptarë që të lidhen me tregjet ndërkombëtare, të promovojnë investimet dhe të forcojnë bashkëpunimet me kompani globale.

"Është koha për të blerë qoftë dhe një gur në Shqipëri sepse nesër do jetë vonë, nesër të gjithë do duan të vijnë, të gjithë do duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që, çfarë do doni të blini, blijeni tani. Çfarëdo do donit të bënit, bëjeni tani. Sado të doni që të bëni në fitime, bëjeni tani sepse është një moment në kohë ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka dhe për mundësitë e jashtëzakonshme, por kur të gjithë ta marrin vesh, nuk do të jetë kaq e lehtë sa ç’është sot edhe pse dje ka qenë më e lehtë, por edhe sot është mjaft e lehtë."