Mbahet samiti në Bruksel, diskutimi mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
di Redazione
13/12/2023
Është mbajtur samiti ditën e sotme në Bruksel mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të Bashkimit Evropian.
U diskutua se për vendet e rajonit nuk ka data konkrete për anëtarësimin e tyre.
Megjithatë, ka pritshmëri për ndihmë financiare. Ballkani kështu të jetë më afër Brukselit dhe larg shteteve të Kinës dhe Rusisë.
Për shtetin shqiptar, Serbinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi nuk ka data konkrete për anëtarësim sipas analistit Bernd Riegert.
Komisioni i BE-së është akoma në proçes negociatash me shtetet e përmendura më lart, pasi duhen përshtatur legjislacionet, mënyrat e qeverisjes së shtetit sipas kritereve të BE-së.
Sipas analistit, ndihet një energji e re për pranimin e shteteve të Ballkanit dhe zgjerimin në familjen evropiane.
Në mënyrë që të bëhen përparime në anëtarësim duhet që këto vende të zgjidhin konfliktet mes tyre. Shqipëria ka bërë hapat e nevojshme për të nisur bisedime ekzakte. Por, ka vështirësi në marrëdhënien me fqinjin grek për rastin e kryebashkiakut në jug të vendit.
BE-ja ka përfshirë disa programe, për të siguruar rritjen ekonomike, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet e mëtejshme në Ballkan.
Articolo Precedente
Shpenzimet gjatë festave të fundvitit: Këshilla për të ruajtur buxhetin duke shijuar muajin
Articolo Successivo
Samiti i Klimës: Heqja dorë nga lëndët djegëse