Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Mbahet takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Sfida dhe Rruga e reformave”

03/04/2025

Mbahet takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Sfida dhe Rruga e reformave”

Takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e reformave” u zhvillua sot në Tiranë, nën organizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë eventit u prezantua draft plani kombëtar i veprimit, që shënon përmbylljen e fazës së dytë të procesit për forcimin e reformave në Mirëqeverisje, Antikorrupsion dhe Sundim të ligjit.

Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Bjorn Berge, Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve vendase.

"Është një ndryshim drastik i këndvështrimit popullor në BE, që natyrisht vjen si rezultat i faktit se çka ishte marrë deri pak kohësh si e mirëqenë, nuk është më e mirëqenë. Dhe instinktivisht popujt e BE, unë them pjesa perëndimore e përkëdhelur nga fakti që për herë të parë në histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë se nuk kishte fare, një luftë, janë vetëdijesuar se BE është edhe një perimetër sigurie. Një perimetër sigurie, brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndihen dhe duan të mbeten të pa kërcënuar në të gjitha ato çka kanë arritur dhe mbi të gjitha në liritë e tyre individuale dhe në barazinë e tyre përpara ligjit."

"Në fund dua të them që ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk duam asnjë zgjedhje tjetër për hir të së vërtetesës. Ne kemi vetëm një zgjedhje, vetëm një plan, vetëm një rrugë që është Bashkimi Europain."

"Për ne është shumë e qartë, ne nuk jemi perëndimor të përkëdhelur nga fati. Ne nuk jemi rritur aty dhe ashtu si janë rritur ata që janë rritur në Europën e viteve ‘70, e viteve ‘80. Ne jemi rritur në “ferr” dhe ne e dimë shumë mirë që Bashkimin Europian është shumë më tepër se sa një bankomat. Ne e dimë shumë mire që Bashkimi Europian është vendi i shpëtimit tonë nga historia jonë." - shprehu Edi Rama ndër të tjera.