Mbrëmje Gala: Federata Shqiptare e Futbollit vijon traditën
di Redazione
12/12/2023
Për kurorëzimin e protagonistëve të futbollit shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit organizon një Mbrëmje Gala, traditë kjo që vazhdon.
18 Dhjetori do t`i dedikohet më të mirëve të vitit 2023 me performancat e shkëlqyera në fushë.
Mrëmja do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit përkushtuar futbollit vendas dhe Kombëtares që dhuroi një kualifikim të mrekullueshëm në `Gjermani2024`.
Federata do të akordojë çmime të rëndësishme për sportistët e jo vetëm të këtij viti, ku do të ketë e një program me të ftuar: personalitete ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, futbollistë të mirënjohur, miq e kolegë nga federatat e tjera.
Do të theksohen momentet fantastike të shënuara gjatë lojës së kuqezinjve, arritjet e futbollit shqiptar dhe projektet e realizuara në këtë vit që po lëmë pas.
FSHF zhvilloi një proçes transparent ku fituesit e çmimeve që do të ndahen në këtë mbrëmje, u përzgjodhën nga protagonistët e futbollit.
Ekipi kombëtar do të marrë një çmim të veçantë për suksesin e arritur në finalet e Kampionatit Europian.
Ndër çmimet që do të jepen janë: Talenti i vitit 2023, Këpuca e Artë, Arbitri i vitit 2023,etj.
Articolo Precedente
Vera: Degustimi dhe përfitimet e pijes që shoqëron ndërrimin e viteve
Articolo Successivo
Tradita e gjelit të detit: Një kënaqësi kulinare për Vitin e Ri në Shqipëri