MBZHR në Budapest për konferencën rajonale mbi parandalimin e mbetjeve ushqimore
di Redazione
04/10/2024
Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural morën pjesë në Konferencën Rajonale për Parandalimin e Mbetjeve Ushqimore, e cila u zhvillua në Budapest, Hungari. Ky aktivitet u organizua falë bashkëpunimit ndërmjet FAO-s dhe qeverisë hungareze, duke bashkuar shtetet anëtare të BE-së dhe ato jo-anëtare nga Evropa dhe Azia Qendrore për të harmonizuar përpjekjet e reduktimit të mbetjeve ushqimore.
Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, zhvillimi i infrastrukturës për riciklim dhe kompostim, si dhe nevoja për edukim dhe ndërgjegjësim publik. Po ashtu, u përmend mbështetja e qeverive, të cilat planifikojnë të integrojnë edukimin mbi mbetjet ushqimore në kurrikulën shkollore dhe të organizojnë fushata për rritjen e ndërgjegjësimit.
Konferenca kishte si qëllim të inkurajonte ndarjen e rasteve të suksesshme dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare përmes strategjive të integruara dhe ndërhyrjeve të fokusuar ndaj konsumatorëve.
