Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Megaoperacioni Tempulli: Arrestohet 27- vjeçari në Myslym Shyr

17/11/2023

Megaoperacioni Tempulli: Arrestohet 27- vjeçari në Myslym Shyr

Pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për shitje droge, vihet në pranga në Rrugën `Myslym Shyri` shtetasi me iniciale V.K . Me arrestimin e 27 vjeçarit numri i shtetasve të ndaluar ka arritur 101 persona.

Sipas ecurisë së operacionit me përmasa të mëdha, është bërë sekuestrimi i 10 kg lëndë narkotike , 150 doza heroinë, 3.7 kg kokainë, 12 automjete, 3 motomjete,6000 paund, 12 targa automjetesh ,78 celualarë,etj.

Në vijim të megaoperacionit  `Tempulli `, hetuesit e narkotikëve, kanë rritur kontrollet me ndihmën e inteligjencës informative  për kapjen e tij. Kështu, në përgjegjësi ligjore do të vihet V.K , pas caktimit nga Gjykata e shkallës së Parë në Tiranë  me masën e sigurisë `Arrest me burg`, për veprën penale `Prodhimi dhe shitja e narkotikëve`.

Puna e policisë vazhdon akoma për kapjen e personave të tjerë në këtë  megaoperacion.