"Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore" , Denaj prezaton me programin e ri
di Redazione
07/11/2024
Në kuadër të programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore", specialistët e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Fushë-Krujë kryen marrjen e mostrave të tokës në njësinë administrative Maqellarë, pjesë e bashkisë Dibër. Mostrat do të analizohen në laboratorin e QTTB për të vlerësuar cilësinë dhe përbërjen e tokës, duke kontribuar kështu në menaxhimin më efektiv dhe të qëndrueshëm të resurseve bujqësore të zonës.
Pas analizimit, të dhënat e përpunuara me sistemin GIS dhe të integruara në platformën Web-GIS ofrojnë mundësinë që fermerët në të gjithë Shqipërinë të kenë akses në informacionin mbi cilësinë dhe përdorimin e tokës . Kjo u lejon atyre të marrin vendime të informuara për menaxhimin bujqësor në bazë të këtyre të dhënave.
Programi ri ofron :
- Përcaktimin e kulturës më të përshtatshme për çdo zonë.
- Rritjen e efektivitetit të inputeve bujqësore, uljen e kostove dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Zbatimin e teknologjive të avancuara për prodhim më të lartë dhe cilësi të qëndrueshme.
"Ky sistem ndihmon fermerët të njohin më mirë tokën e tyre dhe të marrin vendime të informuara për mbjellje , plehërim, punim dhe mbrojtje, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe fitim të lartë ekonomik." - shprehu Denaj në rrjete sociale.
Articolo Precedente
“Wander Reader Travel Awards” vlerëson Shqipërinë me medalje të argjendtë
Articolo Successivo
Edi Rama në Hungari për takimin e pestë në të Komunitetit politik Europian