Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

MEPJ përkujton Skëndërbeu në 557-vjetorin e vdekjes së tij

17/01/2025

MEPJ përkujton Skëndërbeu në 557-vjetorin e vdekjes së tij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujton sot heron tonë kombëtar Gjerjg Kastriot Skëndërbeun në rastin e 557-vjetorit të vdekjes së tij , 17.1.1468-17.1.2025.

"557 vjet nga ndarja nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit të kombit shqiptar, strategut dhe diplomatit të jashtëzakonshëm që ndërtoi ura komunikimi dhe aleanca me fuqitë e kohës, duke vendosur themelet e diplomacisë."

"Sot, trashëgimia e tij na frymëzon të vazhdojmë misionin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë evropiane sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare."

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468) është heroi kombëtar i Shqipërisë dhe një figurë kyçe në luftën kundër Perandorisë Osmane. Ai lindi në Krujë, në një familje fisnike shqiptare, dhe u dërgua peng në oborrin osman, ku mori emrin Iskender. Pas viteve si komandant në ushtrinë osmane, ai u kthye në atdhe dhe ngriti flamurin shqiptar në Krujë në vitin 1443, duke shpallur pavarësinë.

Për më shumë se 20 vite, Skënderbeu udhëhoqi me sukses qëndresën kundër osmanëve, duke u bërë simbol i lirisë dhe bashkimit. Ai krijoi Lidhjen e Lezhës dhe arriti të mbrojë tokat shqiptare përmes betejave legjendare, duke fituar mbështetje nga fuqitë evropiane të kohës.

Pas vdekjes së tij në 1468, Shqipëria ra nën pushtimin osman, por Skënderbeu mbeti një simbol i krenarisë kombëtare dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. Flamuri i tij me shqiponjën dykrenare është sot simbol i shtetit shqiptar.