Mësimi në 115 shkolla pezullohet përkohësisht në disa zona për shkak të motit të rënduar, në pritje të një njoftimi të ri
di Redazione
13/01/2025
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se, për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve të emergjencave civile dhe raportimeve nga zyrat vendore arsimore, procesi mësimor do të pezullohet përkohësisht më 13 janar 2025 në 115 shkolla qendër dhe institucionet vartëse të tyre. Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e motit e kanë bërë të pamundur vijimin e mësimit.
Situata paraqitet problematike në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, dhe të tjera. Për shkak të këtyre kushteve, procesi mësimor në këto shkolla do të mbetet i pezulluar deri në një njoftim të dytë, duke u zëvendësuar në javët e ardhshme.
Ky vendim është marrë për të siguruar mbrojtjen e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit po bashkëpunon vazhdimisht me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë masa shtesë sipas nevojës.
"Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun.
Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm"
"Falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin."
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:
- SHMB “Abdyrrahman Përmeti” Mat
- SHMB “26 Korriku”, Mat
- SHMB “Rexhep Kërtuka”, Mat
- Shkolla ” Ahmet Xhetani”, Mat
- SHMB Zall- Dardhë, Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
- SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Shemsi Haka” Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Haki Sharofi” Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Vrenjt Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Grykë Nokë Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Nazmi Rushiti” Dovolan Dibër
- Shkolla e Mesme e Bashkuar Arras Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Pocest Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Dohoshist Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Majtarë Dibër
- Shkolla “Arberia”, Bulqizë
- Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
- Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
- Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
- Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
- Shkolla Demokracia, Bulqizë
- Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
- Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
- Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
- Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
- Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
- Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
- Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
- Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
- Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
- Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
- Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër Klos
- Shkolla 9- vjeçare Gurrë e Vogël Klos
- Shkolla 9- vjeçare Gurrë e Madhe Klos
- Shkolla 9- vjeçare “Ibrahim Tema” Klos
- Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
- Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
- Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
- Shkolla Shën Mëri Kukës
- Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
- Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
- Shkolla 9-vjecare Topojan, Kukes
- Shkolla 9-vjecare Bardhoc,Kukes
- Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
- Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
- Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
- Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
- Shkolla Metaliaj, Has
- Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
- Shkolla Sejdi Dida, Has
- Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
- Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
- Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
- 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
- Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
- Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
- Shkolla Iballë, Pukë
- Shkolla Perlat Qender, Mirditë
- Gjimnazi”Imzot Lucjano Avgostini”,Vau I Dejes
- Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
- Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin
- Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin
- Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras,
- Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre,
- Gjimnazi Milot
- Shkolla 9- Vjeçare “Hamdi Mansaku” Tiranë
- SHMB “Bahri Nela” Tiranë
- Shkolla 9- Vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
- Shkolla “Vilëz” Tiranë
- Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë
- SHMB Velçan, Pogradec
- SHMB “Selim Gjona”,Proptisht, Pogradec
- SHMB “Skënder Durbaku”,Rodokal, Pogradec
- Shkolla 9-vjeçare “Shahin Kullolli”,Golik, Pogradec
- SHMB “Tre Dëshmorët”,Trebinjë, Pogradec
- Shkolla 9-vjeçare Dunicë, Pogradec
- Shkolla 9-vjeçare ‘Rrahman Hamolli”,Dardhas, Pogradec
- Shkoll 9 – vjeçare Vithkuqi, Korçë-Pustec
- SHMB “11 Dëshmorët” Labinot Katund, Elbasan
- SHMB “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Avdulla Keta”,Godolesh, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Rame Karagjozi”.Qerret,Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
- Shkolla 9 -vjecare Kasem Zika, Librazhd
- SHMB Shefqet Dosku Dorez, Librazhd
- Shkolla SHMB Isak Alla Zgosht, Librazhd
- Shkolla SHMB Orenje, Librazhd
- SHMB “Muharrem Zela” Kukur, Gramsh
- Shkolla 9-vjeçare Kadri Veliu Gribe, Gramsh
- SHMB “Skender Buzdra”, Poroçan, Gramsh
Articolo Precedente
Balluku : Grupet e punës së ARSH janë në terren për pastrimin dhe kirposjen e rrugëve
Articolo Successivo
Mirela Kumbaro : 2024 një vit rekord në turizmëm 15% më shumë se viti 2023