Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Metalurgjiku në Elbasan , Rama : "Epiqendër inovacioni dhe zhvillimi, një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme"

28/03/2025

Metalurgjiku në Elbasan , Rama :

Metalurgjiku i Elbasanit po hyn në një epokë të re zhvillimi, duke u shndërruar në një Qendër Kombëtare për Prodhim, Logjistikë dhe Teknologji Inovative – Made in Albania. Nga një trashëgimi industriale, ai do të kthehet në një hapësirë të gjelbër, duke krijuar mundësi të reja për Elbasanin dhe duke e pozicionuar atë si një qendër të inovacionit, energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme.

Në Elbasan u mbajt sot një takim me sipërmarrësit e zonës së Metalurgjikut, të angazhuar në prodhim, eksport dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

"Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh, arkitektë të huaj ndër më të mirët që gjenden sot dhe arkitektë vendas, po ashtu ndër më të mirët, për të përcaktuar drejtimin e masterplanit. Këtu territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra dhe ideja themelore duhet të jetë që ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë dhe ky park, duhet të bëhet praktikisht së bashku me auto motoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe që do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme." , shprehu kryeministri Rama gjatë takimit.

Ndër të tjera ai e mbylli këtë fjalim thënë se mundësit janë duke u shtuar dhe do hapen dyer të tjera për çdo kategori pune , moshe etj.

"Këtu duhet të ketë vend dhe duhet të ketë arsye për të  gjitha kategoritë e të gjitha moshat që të vijnë në këtë territor. Jo vetëm fabrika, jo vetëm zyra, jo vetëm biznes, por edhe kulturë, edhe sport, edhe argëtim për fëmijët, janë të gjitha mundësitë që kjo të bëhet."

"Ju falënderoj shumë dhe një herë dhe shpresoj shumë në këtë bashkëpunim. Shumë faleminderit!"