Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministeriali i Mbrojtjes mblidhet në Tiranë , Vengu : Bashkërisht kundër rreziqeve të kohës

07/11/2024

Ministeriali i Mbrojtjes mblidhet në Tiranë , Vengu : Bashkërisht kundër rreziqeve të kohës

Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial - SEDM) u zhvillua në Tiranë ku morën pjesë ministra dhe drejtues të lartë nga vende të ndryshme.

Ministri Vengu shprehu : “Në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global, është e rëndësishme të dërgojmë mesazhin e qartë se qëndrojmë bashkë dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta, si ato konvencionale ashtu edhe ato hibride, me të cilat po përballemi.

Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme, siç janë A5 - Karta e Adriatikut, Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosurat të vendeve të rajonit dhe padyshim edhe ky ministerial, që është një pikë tjetër kulmore.

Gjithashtu ai nënvizoj së Shqipëria është duke u angazhuar pë rritjen e interesave dhe qëndrimet në rajon pasi këtë e tregon Baza Ajrore e Kuçovës dhe projekti i portin e ri ushtarak të Porto Romanos.

Ky ministrial, i cili po mbahet këtë vit në Tiranë, bashkoi përfaqësues nga shtetet anëtare të SEDM, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës