Ministira e Bujqësisë : Vetëm 3 ditë për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024!
di Redazione
06/11/2024
Anila Denaj , Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bëri thirrje të gjithë fermerëve të bëjnë aplikimin e Skemës Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 sepse kanë vetëm 3 ditë në dispozicion
Paraditen e sotme ajo postoj në rrjete sociale një video ku shfaqen detajet e skemës për mbështetjet financiare.
Me një fokus të veçantë në teknologjitë e gjelbra dhe zhvillimin e qëndrueshëm, kjo skemë synon të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin në prodhimtarinë bujqësore dhe atë të ujërave.
Mundësitë e Financimit për Projektet:
- Serrat e reja diellore: Kjo mundësi mbështet fermat që investojnë në përdorimin e energjisë diellore për serra, duke reduktuar kostot e energjisë dhe duke siguruar kushte të përshtatshme për kultivimin e bimëve.
- Rrjetat antibreshër: Për të mbrojtur të mbjellat nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga breshëri, kjo mbështetje mundëson instalimin e rrjetave speciale, duke ndihmuar fermerët të shmangin humbjet dhe të sigurojnë një prodhim më të qëndrueshëm.
- Mekanizimi i bujqësisë: Për të përmirësuar dhe mekanizuar proceset bujqësore, kjo mbështetje financiare ndihmon fermerët në blerjen e makinerive moderne, të cilat lehtësojnë punën dhe rrisin produktivitetin.
- Ndërtimi i stallave dhe ambienteve për shpendë: Kjo pjesë e skemës synon të mbështesë rritjen e kafshëve dhe të shpendëve në mjedise të kontrolluara, duke përmirësuar kushtet e prodhimit dhe duke ndihmuar zhvillimin e sektorit të blegtorisë.
- Kosha dhe rrjeta për akuakulturën detare: Për sektorin e akuakulturës, kjo mbështetje përfshin financimin për pajisjet dhe strukturat e nevojshme për rritjen e peshqve dhe të prodhimeve të tjera detare, duke siguruar një rritje të qëndrueshme dhe cilësore të produkteve.
Afati i Aplikimeve
Të interesuarit kanë mundësinë të aplikojnë deri më 8 nëntor. Skema Kombëtare e Investimeve është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë operacionet e tyre bujqësore dhe akuakulturore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë.
Articolo Precedente
“Made in Albania” , Shqipëria prezanton produktet e saj në Las Vegas , SHBA
Articolo Successivo
Pirro Vengu takim me homologun e tij në Francë Sébastien Lecornu