Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministira e Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgaz dhe Kompania e naftës në Azerbajxhan SOCAR në bashkëpunim së bashku

13/11/2024

Ministira e Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgaz dhe Kompania e naftës në Azerbajxhan  SOCAR në bashkëpunim së bashku

Në një ceremoni të rëndësishme, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe delegacioni shqipëtar të cilët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës SOCAR. Ky hap shënon fillimin e një faze të re për projektin e detajuar inxhinierik, pas përfundimit të studimit të fizibilitetit. Memorandumi i firmosur synon të hapë rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti të rëndësishëm në fushën e energjisë.

Ky projekt ambicioz ka si objektiv fillimin e gazifikimit nga Korça, me qëllim që më pas të shtrihet në të gjithë rajonin juglindor të Shqipërisë. Gazifikimi i vendit është një komponent kyç i planit strategjik të qeverisë, dhe po avancon në hapa të sigurt, duke ofruar një mundësi alternative për furnizimin me energji për të gjithë qytetarët. Ky proces do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë dhe jetesën e shqiptarëve, duke siguruar një burim energjie më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

"Këtu në Baku gjatë zhvillimit të punimeve të COP29 ne patëm edhe një marrëveshje të re me qeverinë e Azerbajxhanit, përsa i përket gazifikimit të Korçës. Është një lajm shumë i mirë ky, i cili ka nisur dhe është ngjizur prej kohësh midis Albgaz të Shqipërisë dhe SOCAR të Azerbajxhanit, por tashmë po bëhet realitet. Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna, duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar."

Ministrja theksoj se ky projekt do të nis në vitin 2015 dhe do të jetë gati në vitin 2027 , plani i këtij projekti është shpërndarja me gaz në të gjithë qytetin e Korçës po ashtu dhe një lloj bashkpunimi me bizneset e qarkut , ky është nj projekt strategjik dhe gazifikimin e vendit dhe uljen e kostos së këtij produkti , më pas do të filloj zgjerimi në qarkun e Pogradecit dhe më pas Ersekës.

"Nga ana tjetër dua që ta mbështes atë që sapo the që pikërisht Korça është zgjedhur për të pilotuar këtë projekt, pra Strategjinë Kombëtare të Gazifikimit të vendit që mbështetet nga SOCAR, nga kompania e ekselencës të Azerbajxhanit, përsa i përket gazit në nivel kombëtar, pikërisht sepse korçarët kanë treguar që janë qytetarë të mirë përsa i përket të gjithë përballimit të faturave të shërbimeve, duke mos krijuar asnjëherë debite të këqija për asnjë nga kompanitë qofshin këto ujësjellës-kanalizimet apo edhe kompanitë elektrike." , shprehu gjithashtu