Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministri Gonxhja prezanton objektivat kryesore të buxhetit 2025

19/11/2024

Ministri Gonxhja prezanton objektivat kryesore të buxhetit 2025

Blendi Gonxhja shprehu planin për projektbuxhetit 2025 në lidhje me Ministrinë të cilën ai përfaqëson.Tematikat kryesore të këtij buxhetin ishin :

Zhvillim Ekonomik dhe Përkrahje për Sipërmarrjen: Synimi ynë është të promovojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe cilësore.

Kultura dhe Trashëgimia: Po rrisim buxhetin me 20% për projekte në art, kulturë dhe trashëgimi, duke promovuar aktivitete kulturore dhe ruajtjen e vlerave tona.

Arsimi dhe Aftësitë Profesionale: Buxheti për arsimin profesional po rritet me 18%, duke synuar përshtatjen me kërkesat e tregut të punës dhe mbështetjen e talenteve të reja.

Strehimi Social: Sigurojmë mbështetje të shtuar për grupet vulnerabël, duke garantuar akses të barabartë në strehim përmes financimeve të dedikuara.

Sigurimet Shoqërore: Përfitimet për pensionistët do të rriten me 15%, duke siguruar mbështetje dhe siguri sociale për të moshuarit.

"Sot jemi krenar për vlerësimin pozitiv për ekonominë shqiptare nga progres-raporti i Komisionit Europian që theksoi se Shqipëria ka një ekonomi funksionale tregu dhe qeverisje ekonomike të qëndrueshme, rritje të gjerë dhe të fortë ekonomie, investime të kapitalit vendas dhe të huaj u rritën, inflacioni vijon uljen, borxhi vijon të ulët, punësimi rritet dhe papunësia ulet, pagat rriten dhe forcohet lufta kundër informalitetit, përmirësohet dialogu për politikat e ndërmarjes së industrisë, rriten investimet publike, rritet infrastruktura dixhitale dhe përmirësohet indeksi i perceptimit ndaj korrupsionit."