Ministri Hoxha takon homologun e tij çek në Pragë , shtohet bashkëpunimi për dy vendet
di Redazione
16/01/2025
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, vizitoi zyrtarisht Pragën, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Ai u prit nga Zv.kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan.
Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan dialogun politik mes dy vendeve, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ministri Hoxha e cilësoi këtë takim si një mundësi shumë të dobishme dhe të zhvilluar në një frymë miqësore.
“Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona. Vlerësuam bashkërisht komunitetin shqiptar që jeton në Çeki, një komunitet i mirintegruar dhe është një urë lidhëse midis dy popujve tanë.
Homologu çek mirëpriti ftesën për të vizituar Shqipërinë në fillim të muajit qershor, kohë e cila përkon me hapjen e sezonit turistik, ku tashmë e dimë që një pjesë e konsiderueshme e turistëve vijnë edhe nga Çekia”
Një tjetër fushë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve është sekuestrimi dhe rikuperimi i aseteve me burim kriminal. Kryeadministratorja Risena Xhaja zhvilloi një bisedë me homologët çekë, duke shkëmbyer eksperienca dhe kërkuar mbështetje për përmirësimin e praktikave dhe metodologjive në këtë drejtim.
Articolo Precedente
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Shkodran Sabah Bizi