Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministri Vengu prezanton projektbuxhetin 2025 në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pro modernizimit të Forcave të Armatosurave

12/11/2024

Ministri Vengu prezanton projektbuxhetin 2025 në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pro modernizimit të Forcave të Armatosurave

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu prezantoi projektbuxhetin 2025 në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare në lidhje me mbrojtjen.

Ministri Vengu theksoi se ky projektbuxhet për Mbrojtjen është më i madhi i dy dekadave të fundit, duke mbështetur qëllimin për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ai siguron zbatimin e reformave të nisura, që investimet në mbrojtje të çojnë në gatishmëri operacionale, të përmirësojnë kushtet e personelit ushtarak, të forcojnë kapacitetet e strukturave të emergjencave civile në vend dhe të nxisin rritjen ekonomike përmes industrializimit.

Ministri Vengu shprehu objektivat e buxhetit janë përforcimi i industrisë ushtarake : " Viti 2025 parashikohet të jetë viti i dytë ku plotësohet detyrimi dhe angazhimi përkundrejt NATO-s për të arritur një buxhet mbi vlerën 2% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto”, - tha z. Vengu. "

Ai gjithashtu deklaroj se buxheti 2025 është rreth 52,7 mln lekë.

Duke folur për prioritetet kryesore të këtij buxheti, Vengu theksoi se përparësi i jepet investimeve në kapitalin njerëzor, vazhdimit të modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë operacionale. Ai shpjegoi se mbi 50% e fondeve janë dedikuar për rritjen e kapaciteteve dhe për modernizimin e flotës dhe armatimit në tokë, ajër dhe det.

“Buxheti siguron vijimësinë e 21 projekteve në zbatim e sipër dhe fillimin e 8 projekteve të reja. Po ashtu, parashikohet vijimësia e 62 projekteve në infrastrukturë si dhe 8 objekte të reja që do i nënshtrohen investimit”, shprehu ai.

Vengu gjithashtu theksoj dhe se do një pjesë buxhetit është e llogaritur për efektivët e FA , nga do të përfitojnë rritje page rreth 2500 personel të FA , statistikat tregojnë se mund të përfitojnë deri në 2-fishim të rrogës.

Ministri Vengu theksoi gjithashtu se ky buxhet garanton fondet e nevojshme për trajnime, edukim dhe stërvitje të personelit ushtarak, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e veçantë të investimit në Kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura.