Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministria e Mbrojtjes ofron 3 bursa për të rinjt që kanë deshirë të vazhdojnë karrierë ushtarake

30/10/2024

Ministria e Mbrojtjes ofron 3 bursa për të rinjt që kanë deshirë të vazhdojnë karrierë ushtarake

Ministria e Mbrojtjes ka hapur mundësinë për tre bursa të plota studimi në disa prej akademive më të njohura ushtarake ndërkombëtare, falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bursat janë ofruar për:

  • Akademinë e Detarisë Amerikane
  • Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA
  • Akademinë West Point

Studimi në Akademitë West Point, të Detarisë ose të Forcave Ajrore amerikane është një hap vendimtar për formimin e liderëve të rinj ushtarakë, pasi çdo akademi ofron kombinime të veçanta të kurrikulave universitare dhe trajnimeve intensive, duke përgatitur studentët për sfida të mëdha në të ardhmen.

Në West Point, kadetët mund të specializohen në fusha si shkencat inxhinierike, humanitare dhe ushtarake. Akademia e Detarisë mbulon fusha të ndryshme në sektorin detar, përfshirë robotikën dhe kibernetikën, ndërsa Akademia e Forcave Ajrore fokusohet në inxhinierinë aeronautike, shkencat mjedisore dhe strategjinë ushtarake.

Këto programe u japin studentëve një arsimim të thelluar dhe aftësitë e domosdoshme për të shërbyer me sukses dhe për të ndikuar në karrierën e tyre ushtarake. Përfitimet përfshijnë një arsimim të lartë cilësor, një rrugë të sigurt karriere dhe prestigj të veçantë në fushën ushtarake.

Afati i fundit për aplikime është 6 Nëntor 2024 – një mundësi e vyer për të gjithë të interesuarit!