Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministrja Balluku takim me diasoprën Shqiptare në Greqi

11/11/2024

Ministrja Balluku takim me diasoprën Shqiptare në Greqi

Në një mjedis të ngrohtë dhe emocionues, Shoqata e Lushnjes organizoi një takim të veçantë kuq e zi në Athinë, ku u mblodhën shqiptarë nga të gjitha trevat për të kremtuar festat e nëntorit. Të pranishmit, shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, u bashkuan për të shënuar një ndër momentet më të rëndësishme të kombit shqiptar, duke nderuar rrënjët dhe traditat e tyre.

Pjesëmarrësit, me flamuj dhe simbole kombëtare, krijuan një atmosferë që përçonte krenarinë për identitetin shqiptar dhe ruajtjen e traditave. Organizatorët shprehën mirënjohjen e tyre për secilin individ të diasporës, që pavarësisht sfidave dhe distancës nga atdheu, ka ruajtur gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Ata vunë theksin në rëndësinë e përcjelljes së këtyre vlerave te brezat e rinj, duke theksuar se çdo shqiptar që kontribuon për identitetin dhe kulturën kombëtare jashtë vendit është një pasuri e çmuar për kombin.

Ky takim u kthye në një mundësi për reflektim dhe bashkim, ku të pranishmit patën rastin të ndajnë përvojat dhe sfidat e jetës së tyre në një vend të huaj, si dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin shqiptar.