Ministrja Denaj prezanton buxhetin 2025
di Redazione
19/11/2024
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi në kuvend buxhetin e vitit 2025 për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ajo shprehu se ekonomia bujqësore vitet e fundit ka një rritje të shkallës së lart. Ministrja gjithashtu tha se buxheti buxheti i përgjithëshëm për vitin 2025 shkon deri në 14.7 miliardë lek , nga 6.8 miliardë që ishte në vitin 2013. Plani kryesor i buxhetit për vitin 2025 përqendrohet te mbështetja e fermerëve me subvencione të drejtpërdrejta, me një fond prej 4.4 miliardë lekësh. Pas tij, renditen investimet në sisteme ujitjeje, kullimi dhe mbrojtje nga përmbytjet, me një vlerë prej 2.9 miliardë lekësh, si dhe programi i sigurisë ushqimore, i cili kap shifrën prej 2.6 miliardë lekësh.
"Buxheti total në vitin 2013 ka qenë vetëm 6.8 miliardë lekë, ndërsa buxheti në vitin 2025 është 14.7 miliardë lekë ose 2,2 herë më shumë, janë 5593 përfitues. Po flasim për bazën, pastaj shkojmë tek krahasimet, por në qoftë se e marrim në bazë 5593 përfitues në 2013 dhe vetëm në fund të 2023, atë faktikun, kemi 65 000 përfitues dhe presim në vitin 2025, 70 000 përfitues. Sigurisht, kjo është një diferencë e konsiderueshme, e nisur nga një bazë shumë e ulët. 927 milion lekë ka qenë buxheti i subvencioneve në 2017, e po ta marrim me kursin e asaj kohe, nuk po e llogaris në miliardë apo miliona, po di të them, që është 5 herë më i madh në vitin 2024 dhe atë të trajtuar në 2025 duke arritur një shumë me 4.4 miliardë lekë."
"E së fundmi, një minutë për sistemin e ujitje-kullimit, është ndoshta sistemi më i rëndësishëm që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështet me të paktën 2.9 mld lekë apo 13% më shumë fonde se një vit më parë."
Objektivat
- Rehabilitimi 100% i sipërfaqes së ujitshme për 360 mijë ha është objektiv për mandatin e katërt të qeverisjes.
- Mbrojtja nga përmbytjet dhe ndërtimi i rreth 15 km argjinaturë për mbrojtje nga përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonave të banuara
- Në Hidrovore, rikonstruksionin e 4 hidrovoreve është tashmë një fakt
- Në kullim, përmirësohet funksionimi i kolektorëve kullues të hidrovorit të Darzesës dhe kolektorit Roskovec.
"Sigurisht, ne kemi një objektiv të rëndësishëm për të realizuar mbështetje të sistemit të ujitje-kullimit dhe është e rëndësishmë që këtë t’a bëjmë me mbështetje buxhetore falë edhe shumë mbështetjeve që projektet donatore po na japin në atë që është previzibilitetit në veçanti nën parashimikin e 4 digave, projekt vizibiliteti për të cilin ne do të kërkojmë shumë shpejt mbështetje buxhetore", Shprehu ajo.
Articolo Precedente
Ministri Gonxhja prezanton objektivat kryesore të buxhetit 2025