Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministrja Koçiu: Buxheti i MSHMS për 2025 arrin mbi 1 miliardë euro, një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar

07/11/2024

Ministrja Koçiu: Buxheti i MSHMS për 2025 arrin mbi 1 miliardë euro, një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar

Në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka paraqitur projektbuxhetin e MSHMS për vitin 2025, i cili arrin një nivel rekord prej 103 miliardë e 375 milionë lekë, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo shprehu se : "Ky buxhet është një hap i rëndësishëm në transformimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe synon mbështetje të qëndrueshme për përmirësimin e shërbimeve dhe mbulimin universal të shëndetësisë". Më tej ajo theksoj se jemi duke punuar për përmirësimin kushteve të spitalit për pacientet ashtu dhe për stafin mjeksor , gjithashtu duke përfshirë po ashtu dhe rritjen e pagave për infermierët , mjekët etj.

Ajo gjithashtu theksoj se buxheti mbulon 7.6 milionë vizita në shërbimin parësor, dhe lufën kundër sëmundjeve të rrezikshme si përshembull diabetit. Gjithashtu do të marri përsipër trajnimin e 317 mijë pacientëve në spitalet e nivelit dytësorë në Shqipëri.