Ministrja Koçiu u bën thirrje prindërve : Vaksinoni fëmijët për t'i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat
di Redazione
06/01/2025
Ministria e Shëndetësisë përcjell një mesazh të rëndësishëm për prindërit: "Vaksinimi është thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rënda si fruthi, rubeola dhe shytat". Këto sëmundje mund të shmangen plotësisht duke ndjekur kalendarin kombëtar të vaksinimit.
Çfarë duhet të bëni?
- Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin të gjitha dozat e vaksinave në kohën e duhur.
- Konsultohuni me mjekun pediatër për çdo pyetje ose shqetësim.
"Vaksinat janë mbrojtja më e mirë për sot dhe garancia për një të ardhme të shëndetshme. Kujdesuni për mirëqenien e fëmijëve tuaj dhe kontribuoni në mbrojtjen e shëndetit publik" , u shprehu ministrja.
Articolo Precedente
Balluku : Shtimi i 4 korsive e bën autostradën Tiranë - Durrës autostradë të kategorisë "A"
Articolo Successivo
ChatGPT në WhatsApp, si të përdorni chatbot-in AI nga aplikacioni