Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministrja Kumbaro takim me partnerët e GIZ Albania dhe ekspertët e Horwath

19/11/2024

Ministrja Kumbaro takim me partnerët e GIZ Albania dhe ekspertët e Horwath

Ministrja Kumbaro ishte në Tiranë, së bashku me ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, partnerët e GIZ Albania dhe ekspertët e Horwath, zhvilluan një diskutim me turoperatorë dhe grupe interesi mbi strategjinë e re të turizmit.

Ajo e bëri këtë ngjarje të ditur në rrjete sociale dhe gjithashtu shprehu se ky takim përmbyll fazën e konsultit publik dhe pas tryezave në Korçë, Dibër, Vlorë dhe Shkodër.

"Pas tryezave të zhvilluara në Korçë, Dibër, Vlorë dhe Shkodër, sot Tirana përmbylli kështu fazën e konsultimit publik.Kryeqyteti për herë të parë përcaktohet si një rajon turistik për gjithë dinamikat e pësuara duke u kthyer në destinacion të mirëfilltë"

"Ndamë me pjesëmarrësit risitë e strategjisë së re kombëtare që vjen si një dokument primar për hartimin e politikave që do të zhvillojnë më tej turizmin si industri, që nga kuadri ligjor dhe politikat fiskale, tek investimet, zhvillimi i produkteve turistike, menaxhimi i destinacioneve, marketingu i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sigurisht ngritjen e kapaciteteve profesionale, me të rinj e të reja që do të punojnë në këtë sektor."