Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ministrja Muzhaqi takim me ambasadoren e Algjerisë , "Ura të reja bashkëpunimi në të ardhmen"

02/12/2024

Ministrja Muzhaqi takim me ambasadoren e Algjerisë ,

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijë Bora Muzhaqi priti në takim ambasadoren e Algjerisë Zaina Benhabouche, ajo e bëri këtë ngjarje të ditur në rrjete sociale pasi ndau pamjet dhe shprehu se zhvilloj një bised të frytshme mbi politikat e përbashkëta dhe ndërtimin e urave të reja bashkëpunuese.

"Gjatë takimit, prezantova Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe iniciativat e shumta që kemi ndërmarrë për fuqizimin e të rinjve. Theksova rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për rininë, si një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe për forcimin e partneritetit dypalësh."

Shprehu Bora Muzhaqi në rrjete sociale.