Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Miratohet projektbuxheti 2025 fillimisht në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

05/11/2024

Miratohet projektbuxheti 2025 fillimisht në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, prezantoi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025 në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi se shpenzimet buxhetore për sektorin e drejtësisë kanë pësuar një rritje të dukshme që nga nisja e Reformës në Drejtësi në vitin 2016. Për vitin e ardhshëm, projektbuxheti parashikon rreth 27 miliardë lekë për sektorin e drejtësisë, që përfaqëson një rritje prej rreth 14.3 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2016, duke reflektuar mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës dhe realizimin e disa investimeve. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi parimisht projektbuxhetin 2025.

"Projektbuxheti i vitit 2025 që po shqyrtohet nga ky Komision, synon një rritje ekonomike të qëndrueshme duke ofruar më shumë mirëqënie ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, vijojmë konsolidimin e mëtejshëm fiskal me qëllim uljen e vazhdueshme të nivelit të borxhit publik.
Në këtë projektbuxhet, një vëmendje e veçantë i është kushtuar financimit të Planit të Rritjes së Bashkimit Europian (BE) për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike sociale të vendit tonë me vendet e BE."
- shprehu minstri Malaj