Mirela Kumbaro : 2024 një vit rekord në turizmëm 15% më shumë se viti 2023
di Redazione
13/01/2025
Shqipëria vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë nga çdo cep i botës, duke u kthyer në një destinacion të preferuar ndërkombëtar. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot shifrat e fundit, duke nënvizuar se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 11,7 milionë vizitorë të huaj, një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2023. Këto të dhëna e përforcojnë vitin 2024 si një tjetër vit rekord për turizmin shqiptar, duke dëshmuar potencialin e madh të vendit për zhvillimin e këtij sektori.
Viti 2024 ka sjellë jo vetëm rritje të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, por edhe një qëndrueshmëri të dukshme të vizitorëve nga tregjet kryesore të Evropës Perëndimore, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Për më tepër, harta e turizmit shqiptar është zgjeruar ndjeshëm, duke tërhequr më shumë vizitorë nga tregjet e largëta, duke e konfirmuar Shqipërinë si një destinacion të preferuar global.
"11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra , në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj."
"Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti."