Modernizimi i infrastrukturës së FA , Vengu : Me standartet e NATO-s
di Redazione
14/01/2025
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu shprehu fillim e projektit të ri cili ka në fokus zhvillimin dhe ndërtimin e objekteve me të qëndrueshme dhe funksionale. Deri më tani, janë përfunduar dy godina kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën ushtarake.
Nënkoloneli Eduard Avdaj, pjesë e Komandës Mbështetëse , tani gëzon një shtëpi të re, ku ai dhe qindra ushtarakë të tjerë do të punojnë në kushte më të mira dhe më komode në ambientet e reja.
Godina e Komandës dhe Shtabit të Komandës Mbështetëse është ndërtuar për të siguruar kushte optimale për menaxhimin dhe koordinimin e operacioneve. Ky objekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt efikasitetit dhe organizimit.
Ndërkohë, objekti i Kompanisë së Parë Operacionale, i realizuar sipas standardeve bashkëkohore, garanton kushte të përshtatshme për stafin ushtarak, duke rritur produktivitetin dhe mirëqenien e personelit.
Në vijim, puna është përqendruar në ndërtimin e godinës për Kompaninë e Dytë Operacionale dhe të objektit për Kompaninë e Shtabit të Komandës Mbështetëse, duke kompletuar projektin me hapësira të reja funksionale dhe të përshtatura për kërkesat operacionale.
"Këto investime kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe funksionimit të strukturave ushtarake, duke e përgatitur Forcën e Armatosur për sfidat e së ardhmes." , shprehu Ministri Vengu krahas pamjeve të cilave ndau.