Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Mot i vranët, rikthehen në fundjavë reshjet dhe temperaturat e ulëta

15/12/2023

Mot i vranët, rikthehen në fundjavë reshjet dhe temperaturat e ulëta

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë do të ketë  një mot të paqëndrueshëm.

Vranësirat dhe reshjet mesatare do të përshkojnë Ultësirën Perëndimore dhe bregdetin.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik, në zonat malore , në lindje të vendit, do të ketë shi afatshkurtër me intensitet të ulët, megjithatë në lartësi mbi 700m, parashikohet borë.

Një gjendje e tillë atmosferike do të vazhdojë deri të shtunën pasdite.

Në zonat bregdetare dhe në perëndim të Sqipërisë do të ketë reshje shiu. Nga dita e diel dhe në fillim të javës tjetër, kushtet atmosferike do të përmirësohen si pasojë e masave ajrore të thata e të ftohta nga veriu.

Moti të dielën dhe javën tjetër sjell kthjellime në gjithë territorin e Shqipërisë, me vranësira të pakta.

Kështu, do të ketë një rënie të ndjeshme të vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave.

Vlera më e ulët do të jetë -8° C , në zonat malore , në mesditë 10-13° C .

Javën e ardhshme , nga e mërkura do të ketë një rritje temperaturash deri në 17°C.