Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Muzeu i Forcave të Armatosura, objekte e harta nga Iliria deri sot

15/03/2024

Muzeu i Forcave të Armatosura, objekte e harta nga Iliria deri sot

Në Bërzhitë u hap ditën e sotme Muzeu i Forcave të Armatosura. Këtë njoftim e bëri vetë kryeministri Rama duke ndarë pamjet e muzeut dhe ato që ofron.

Në muze dëshmohet qartë historia e ushtrisë shqiptare.

Sipas tij, ai ndahet në 5 pavione, ka një hapësirë prej 100.000 m2 dhe në ambientet e brendshme do të ekspozohen nëpërmjet teknologjisë së fundit mjete, harta objekte të ndryshme që datojnë nga periudha e Ilirisë deri në aktualitet.

`Mirëmëngjes dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë,`- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.