Nancy Vanhorn në Konferencën e Nivelit të Lartë "Gratë, Paqja dhe Siguria: Udhëtimi 25-vjeçar i Shqipërisë dhe angazhimi për një të ardhme të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”
di Redazione
25/11/2024
E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte e ftuar në Konferencën Nivelit të Lartë me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria: Udhëtimi 25-vjeçar i Shqipërisë dhe angazhimi për një të ardhme të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”. Aty kishte pjesmarrje të ndryshme nga individ të ndryshëm. Nancy Vanhron shprehu se Shqipëria dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë në mbrojtjn e integrimit të grave dhe vajzave.
"Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë të përkushtuara për mbrojtjen dhe integrimin e grave dhe vajzave në sigurinë tonë të përbashkët. 1 në 3 gra ende përjeton abuzim fizik ose seksual gjatë jetës së saj...Ligjet duhet të jenë më shumë se premtime në letër. Policia duhet t’i marrë seriozisht akuzat për dhunë me bazë gjinore dhe prokurorët duhet të ndjekin akuzat kur kjo është e nevojshme. Çdo zyrtar përkatës, nga policia te prokurorët dhe gjyqtarët, duhet të sigurojë që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen."
Në fund të fjalës së saj ajo shprehu se organet e dretësisë duhet të sigurojnë zabatimin e urdhërave mbrojtës për sa i përket kësaj problematike dhe gjithashtu tha se Organizata e shoqërisë civile ka nevojë të mbledh fonde dhe për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit.
"Çdo zyrtar përkatës, nga policia te prokurorët dhe gjyqtarët, duhet të sigurojë që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen. Dhe ne e kuptojmë se është gjithashtu një çështje e shpërndarjes së burimeve. Organizatat e shoqërisë civile kanë nevojë për fonde për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit. Strehat kanë nevojë për para për të ofruar shërbimet që u nevojiten të mbijetuarave, veçanërisht në zonat e largëta. Bashkive u mungojnë burimet për të zbatuar në mënyrën e duhur shërbimet e kërkuara."
"Ndaj, jam shumë i kënaqur të dëgjoj planet tuaja për të ndërtuar mbi dy vitet e fundit të Planit të Veprimit, dhe gjithashtu prë angazhimin e Shqipërisë, angazhimin 25-vjeçar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Shtetet e Bashkuara mbeten partneri juaj në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për gratë, komunitetet dhe botën."
Faleminderit!
Articolo Precedente
FMN takim me Zv.Ministrat në Tiranë
Articolo Successivo
Spiropali takim me homologen Çeke Marketa Pekarova Adamová