Nancy VanHorn takim me gjimnazistët e Vlorës : SHBA në gatishmërinë e aftësive tuaj
di Redazione
05/12/2024
Nancy VanHorn, E Ngarkuara me Punë, u bashkua me nxënësit e shkollës së mesme Ali Demi për të nisur iniciativën "Meet the Corner" – një projekt që sjell aktivitete praktike STEM të Këndeve Amerikane, edukim mediatik dhe shumë të tjera në shkollat afër jush! Ky aktivitet shënon edhe 20-vjetorin e hapjes së Këndit Amerikan në Vlorë.
"E di që shumë prej jush patën mundësinë të shëtisnin dhe të shihnin disa nga tavolinat. Dhe unë gjithashtu e di se disa prej jush tashmë janë njohur me Këndin tonë Amerikan dhe janë pjesëmarrës shumë aktivë në ato aktivitete që ne kemi."
"Por për ata të cilët nuk kanë qenë në Corner më parë, unë me të vërtetë dua t’ju nxis të shkoni dhe ta shihni. Këtë javë ne po festojmë 20 vjetorin e Këndit Amerikan këtu në Vlorë.
Dhe mendoj se gjatë dy dekadave të fundit ne kemi parë një transformim në llojet e aktiviteteve që Këndi ofron. Por gjatë këtyre 20 viteve një gjë është e pandryshueshme, dhe ajo është se Ambasada e SHBA është me të vërtetë e investuar në aftësitë dhe të ardhmen tuaj."
"Dhe unë dua të falënderoj drejtorin tuaj të mrekullueshëm që na lejoi të vijmë këtu sot dhe që e mbështeti këtë. Këndi po zhvendoset në një vend të ri, po përgatitet për ju, ndaj ju lutemi ejani vizitojeni." I shprehu VanHron gjimnazistëve të Vlorës.
Articolo Precedente
Teatri Kombëtar , punimet ecin me ritme të shpejta