Nancy VanHorn zhvillon takim me kreun e Komisionit për Sigurinë Kombëtare
di Redazione
08/11/2024
Nancy VanHorn e njohura si e Ngarkuara me Punë të Ambasadës Amerikane zhvilloj një takim me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, z. Nasip Naço, dhe Zëvendëskryetari i komisionit, z. Ferdinand Xhaferaj.
Në këtë takim u trajtua situata aktuale lidhur me mbrojtjen, rendin dhe sigurinë, si dhe u diskutuan sfidat dhe prioritetet e komisionit për periudhën e mbetur të legjislaturës. Kryetari i komisionit, z. Naço, duke bërë një përmbledhje të hollësishme të veprimtarisë intensive të komisionit në aspektin legjislativ dhe të kontrollit parlamentar, theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane ka ofruar për Komisionin e Sigurisë Kombëtare gjatë procesit legjislativ, përmes programit ICITAP.
Zëvendëskryetari i Komisionit, z. Xhaferaj, nënvizoi rëndësinë e debatit parlamentar dhe, veçanërisht, funksionin mbikëqyrës ndaj ekzekutivit. Ai kërkoi vazhdimin e mbështetjes nga Ambasada për komisionin në këtë drejtim, duke theksuar gjithashtu nevojën për miratimin e një ligji të ri për Shërbimin Informativ, i cili duhet të kalojë nëpër një fazë të gjerë konsultimesh.
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, znj. VanHorn, vlerësoi punën e komisionit dhe drejtimin e tij gjatë këtij diskutimi. Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të vazhduar ofrimin e asistencës dhe ekspertizës për komisionin gjatë procesit legjislativ.
Articolo Precedente
Ministrja Balluku takim me diasoprën Shqiptare në Greqi